Një pako e dyshimtë e mbërritur në postën e Ministrisë gjermane të Financave alarmoi paraditen e sotme autoritetet në Berlin. Pakoja, adresuar Ministrit të Financave Wolfgang Schauble përmbante një sasi lënde plasëse.

Ajo u dallua rreth orës 10 të paradites nga autoritetet, pasi rrezet X zbuluan diçka të dyshimtë, ndërsa mund të dalloheshin telat që ndodheshin nga brenda. 

Për disa orë, ekspertët punuan me veshje mbrojtëse dhe pajisje speciale për të çaktivizuar pakon e dyshimtë. Më pas ajo u dërgua në stacionin e policisë në Grunwald, për hetime të mëtejshme ku rezultoi se brenda pakos ndodheshin një miks eksplozivësh që përdoren për ndërtimin e bombave.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild” nëse do të kishte shpërthyer, pakoja do të shkaktonte lëndime serioze në njerëz.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet gjermane zbulojnë në kohë pako të tilla me destinacion godinat shtetërore.

Në Nëntor të 2010 –ës punonjësit e postës qëndrore dallua një palo të dyshimtë që kishte brenda eksploziv dhe që destinacion kishte godinën e Kancelares. Në Prill të 2013 – ës, rojet e sigurisë zbuluan një letër të dyshimtë drejtuar presidentit Joachim Gauck. Dyshimet janë se në të kishte një material shpërthyes. Në Janar të 2016 –ës, Godina e Kancelares u bllokua pasi qentë antieksploziv nuhatën diçka të dyshimtë gjatë një inspektimi rutinë të postës. Megjithatë në këtë rast nuk u gjet asgjë e dyshimtë./tvklan.al