Një atentat me armë zjarri ka ndodhur orët e vona të së mërkurës në Lezhë.

Rreth orës 23:55, në Ishull Shëngjin një person ka mbetur i plagosur në këmbë. Bëhet fjalë për një 38 – vjeçar me iniciale A.M. Ai ndodhej në shtëpi, kur u plagos nga një person ende i paidentifikuar.

38 – vjeçari u dërgua në spitalin e Lezhës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes u gjet 1 gëzhojë model 54, kalibër 7.62 mm. Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit./tvklan.al