Një atentat me armë zjarri është bërë ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Shijakut dhe biznesmeni ka qenë i vetëm në momentin që është qëlluar me kallashnikov.

Ai ka arritur të shpëtoj për shkak të mjetit të blinduar me të cilin lëvizte. 

Policia e cila ka mbërritur në vendgjarje ka marrë informacion paraprak dhe ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e atentatorëve të cilët janë larguar nëpërmjet rrugëve dytësore.

Policia- Informacion paraprak

Më datë 23.08.2017, rreth orës 14:05, në vendin e quajtur “4 Rrugët- Shijak” , në afërsi të Komunës Xhafzotaj është marrë njoftim se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz , me drejtues shtetasin D.GJ.

Nuk ka persona të lënduar.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Kush është Dashamir Gjoka

Dashamir Gjoka rezulton i dënuar nga gjykat

a italiane me 7.5 vite burg, si drejtues i një organizate kriminale që shfrytëzonte femra për prostitucion.

Një dënim i vitit 2009 nga drejtësia italiane i ka kushtuar sekuestrimin e të gjitha pronave në vitin 2015 Dashamir Gjokës, pronar i kompleksit “Gjoka” në Shijak.

Me kërkesë të Prokurorisë, në shtator të vitit 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në sekuestro 11 mijë metër katror truall, ndërtime e biznese, si dhe 15 mijë metër katror tokë arë. Pasuria në pronësi të Dashamir Gjokës, dyshohet se është vendosur nga aktivitet i paligjshëm jashtë vendit.

Më 20 korrik 2017, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda hoqi sekuestron e vendosur nga Shkalla e Parë për pasuritë e biznesmenit, Dashmir Gjoka.

Edhe pse i dyshuari është i lirë, pasi gjykata refuzoi ekstradimin e tij drejt Italisë, në kuadër të ligjit Antimafia, prokuroria dhe gjykata dyshojnë se pasuritë e tij janë krijuar me burime jo të ligjshme. Për herë të parë, problemet e Dashamir Gjokës me drejtësinë kanë nisur në vitin 2013, kur ai është arrestuar në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane, por të tria gjykatat kanë refuzuar kërkesën për ekstradim.

Në kuadër të hetimit pasuror të kryer nga Prokuroria e Durrësit, gjykata e këtij rrethi fillimisht ka sekuestruar dhe më pas ka liruar pasuritë e të dyshuarit. Vendimi për sekuestrimin e pasurive të tij u mor nga Gjykata e Krimeve të Rënda në kuadër të ligjit Antimafia, pasi pronari i këtyre pasurive nuk ka mundur të provojë burimin e ligjshëm të tyre.

Sipas prokurorisë bëhet fjalë për sekuestrimin e kompleksit “Gjoka”, i cili ndodhet në Shijak dhe që është ndërtuar mbi një sipërfaqe prej 6949 m2. Në përbërje të tij ka njësi shërbimi të tilla si bar, restorant, supermarket, motel, terrene sportive, pishinë, si dhe një magazinë. Ende nuk dihet vlera reale e këtij kompleksi, pasi ai ka qenë në proces legalizmi dhe pronari i tij, shtetasi Dashamir Gjoka e ka vetëdeklaruar vlerën në shumën e 1 miliard e 700 milionë lekëve të vjetra.

“Në aktet e administruara në Prokurorinë e Përgjithshme, të mbërritura nga autoritetet italiane, rezulton se shtetasi Dashamir Gjoka është dënuar nga

Gjykata e Apelit e Milanos më datë 29.11.2007, vendim që është bërë përfundimtar më datë 07.10.2009, me 7 vjet e 6 muaj burgim për veprat penale të organizatës kriminale që synon shfrytëzimin e prostitucionit dhe të tjerë

Sipas akuzës, episodet për të cilat është deklaruar fajtor dhe dënuar shtetasi Dashamir Gjoka, kanë ndodhur në periudhën 1999 deri në vitin 2003.

“Në këto episode, shtetasi Dashamir Gjoka del si drejtues i organizatës që vepronte në Milano e Puglia dhe që merrej që me futjen në mënyrë klandestine në territorin e shtetasit italian të grave me origjinë nga Europa Lindore, me qëllim prostituimi në formën e detyrimit, favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit”, thotë prokuroria./ tvklan.al