Një 38-vjeçari i është bërë atentat në banesë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec, të Korçës. Policia lokale thotë se rreth orës 20.20, një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të banesës së 38-vjeçarit Vasil Firaj.

Për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur. Pas dërgimit me urgjencë në spital, policia thotë se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Vasil Firaj është me profesion murator dhe në këtë fshat nuk njihet si njeri problematik. / tvklan.al