SAIMIR-TAHIRISAIMIR-TAHIRItahiriMinistri i Brendshëm Sajmir Tahiri i thirrur në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, ja ka faturuar rastet më të fundit të atentateve me tritol mungesës së informacionit nga Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH).

Për opozitën situata e rendit është përkeqësuar dhe kjo përbën një arsye të mjaftueshme që ministri Tahiri të japë dorëheqjen.Në kundërpërgjigje të akuzave të deputetëve të opozitës, Ministri Tahiri tha se mbetet i angazhuar për të zbardhur të gjitha ngjarjet e shënuara në vend.

Në komisionin parlamentar të sigurisë ministri Tahiri u thirr nga opozita për të raportuar në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Çollaku nga policia greke. Për këtë rast ai tha se kjo çështje është objekt hetimi i prokurorisë dhe se Ministria e Drejtësisë është në pritje të një informacioni dhe nga pala greke. Gjatë raportimit pati edhe debate të ashpra mes palëve.

Tensioni kulmoi me një konflikt mes deputeteve Flamur Noka e Pjerin Ndreu, në fund të mbledhjes.