Policia e qytetit të Elbasanit ka identifikuar tre persona, si të dyshuar lidhur me atentatin ku mbeti i plagosur Dritan Kasneci. Personat e shpallur në kërkim janë: E. GJ,  40 vjeç ,M.B, 35 vjeç dhe F.L, 27 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Sipas policisë këta persona  dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë plagosur me armë zjarri (pistoletë)  në shpatull 38 vjeçarin Kanseci. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen “Aqif Pasha”  përballë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 gëzhojë armë zjarri model 54 dhe një predhë të kalibrit 7.62 mm.

Policia po punon për kapjen e tre autoreve./tvklan.al