Marrin një kthesë të fortë hetimet për vrasjen e Fatjon Sinanit, i vrarë në banesën e tij në Vlorë tre ditë më parë.

Burime të rezervuara pranë grupit hetimor thonë për Televizionin Klan se ekzekutuesi i 35-vjeçarit mund të ketë ngatërruar objektiv. Në skedarët e policisë për Fatjon Sinanin nuk ka të regjistruar asnjë precedent penal, nuk ka qenë i dënuar apo i hetuar ndonjëherë.

Në Tropojë ku edhe ka lindur viktima ai dhe familja e tij nuk janë përshirë në ngjarje kriminale apo të kenë patur histori hakmarrje. Edhe në qytetin e Vlorës ku ka jetuar 5 vitet e fundit së bashku me bashkëshorten e tij nuk ka patur asnjë konflikt.

Ai punonte si punëtor krahu. Këto elemente i kanë bërë hetuesit të dyshojnë se objektivi i atentati te ketë qenë një tjetër preson. Hetuesit thonë se nga mënyra si ka ndodhur krimi vrasësi ka qenë me pagesë dhe profesionit.

Një nga plumbat e ka qëlluar në kokë viktimën ndërsa dy të tjerët në gjoks.  Prokurorët dhe oficerët e policisë kanë marrë në pyetje personin e arrestuar për këtë ngjarje.

Neritan Qejvani nuk ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka vendosur të mos bashkëpunojë me drejtësinë. 42-vjeçari është një person me precedent penale dhe ka qenë i dënuar në Greqi për trafik të lëndëve narkotike.

Qejvani, i cili është dhe përdorues i drogës pritet të dalë para gjykatës së Vlorës ditën e shtunë për tu njohur me masën e sigurisë. /Tv Klan