Gjykata e Shkodrës la në burg të arrestuarin si i dyshuar për atentatin ndaj një shitëseje në Shkodër.

Shkëlzen Xhenia, 25 vjeç, është personi mbi të cilin rëndon akuza e tentativës së vrasjes, por avokati tha se prokuroria dhe gjykata nuk kanë asnjë prove kundër ndaj tij.

Xhenia sipas akuzës ka qëlluar pesë here ndaj Flutura Muçës, e cila ndodhej ne dyqanin e saj në Rus të Shkodrës.

Ajo mori dy plumba, një në këmbë dhe një në bark por ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Flutura Muçës një vit me pare i vranë motrën ne Vaun e Dejes dhe për këtë u akuzua bashkëshorti i saj, pronar i një mobilierie të madhe./tvklan.al