Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot për në orën 18:00, mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Kjo mbledhje mbahet pas vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviç./KlanKosova