Policia e Shkodrës arrestoi Shkëlzen Xhenjën, të dyshuar si autor të plagosjes së 49 vjeçares Flutura Shpori, dy ditë më parë në Shkodër. Ai dyshohet të jetë porositur për të vrarë 49- vjeçaren nga ish- kunati i saj, biznesmeni Sadetin Sulaj.

Ky i fundit është arrestuar nga policia e Shkodrës në muajin prill të vitit të kaluar, për vrasjen e bashkëshortes Suela Sulaj, për shkak të xhelozisë.

Atentatin e të shtunës në mesditë biznesmeni, dyshohet ta ketë porositur për shkak të një konflikti që kishte me ish- kunatën për çështjen e trajtimit të fëmijëve të çiftit.

Burime të TV klan thanë se Xhenja, dyshohet se mund të jetë një person i përfshirë në vrasje me pagesë.

Hetuesit dyshojnë se Sulaj, mund të ketë paguar, Xhenjën, për të vrarë ish- kunatën e tij, për hakmarrje.

I arrestuari Xhenja, është personazh i njohur për policinë, pasi në vitin 2014, është arrestuar edhe për vendosjen e eksplozivit një personi në qytetin e Shkodrës.

Plagosja e Flutura Shpori ndodhi të shtunën në mesditë, kur ajo u qëllua nga dy persona pranë dyqanit të saj.

 

Tv Klan