Flutura Muça e plagosura e atentatit ndodhur mesditën e të shtunës në Shkodër akuzon kunatin e saj se ka dashur ta vrasë. Sipas 49-vjeçares, e cila ka dhënë dëshminë e parë para policisë, Sadedin Sula ka dashur ta eliminojë duke paguar të tjerë persona, pasi ajo e akuzon për vrasjen e së motrës.

Në prill të vitit të kaluar 47-vjeçari akuzohet se mbyti gruan e tij Suela Sula në tualetin e mobilierisë së tyre në Shkodër.

Për këtë ngjarje e plagosura e atentatit të së shtunës akuzon ish-kunatin e saj, i cili ndodhet në burg dhe ndaj tij ka filluar procesi gjyqësor.

49-vjeçarja thotë se nuk ka arritur t’i njohë atentatorët pasi ishin me skafandra në kokë dhe u larguan shumë shpejt nga vendi i ngjarjes.

Pavarësisht kësaj dëshmie policia është duke hetuar edhe për pista të tjera, pasi ka dyshime se objektiv i autoreve mund të ketë qenë një tjetër person. Për këtë arsye po verifikohen disa kamera sigurie të bizneseve për të lëvizjet e atentatorëve./ TV KLAN