Djali që po shikoni në pamje, është 8-vjeçari që i mbijetoi atentatit ndaj babait të tij Ferdinant Llanaj.

Hipi në makinë me dëshirën që do të bënte shëtitje. Dhe nuk kishte si të kuptonte që 50 m larg shtëpisë do të sulmohej me breshëri kallashnikovi. Por babai i tij, siç u tha hetueseve ishte në dijeni që do hakmerreshin. Ai nuk u afroi të dhëna për autorët, por pranoi se mund të ishte një atentat i mundshëm ndaj tij.

Siç edhe ndodhi të dielën paradite sapo doli nga shtëpia bashkë me të birin dhe një shok. Vetë mori 10 plumba, kurse djali u prek nga presioni i plumbit në krah. Personi i tretë Dritan Bega mori katër plumba. Sapo dëgjuan të shtënat, nëna e 8-vjeçarit vrapoi drejt makinës ku dhe siç e shikoni në pamje mori të birin i cili u dërgua në spital.

Ekziston një legjendë urbane mes të fortëve, të cilët besojnë se i referohen kanunit, që nëse ke femijën me vete, hasmi nuk të qëllon. Duket se dhe Ferdinant Llanaj ka menduar kështu kur në makinë mori dhe të birin. Nga dita kur ndodhi ngjarja policia ende nuk gjetur atentatorët që sulmuan dhe lanë pas tre te plagosur.

Mjeti i tyre dhe kallashët u shkrumbuan ne Levan, kurse hetueset besojnë akoma se hakmarrja ka ardhur nga masakra e Çoles dhe atentati ndaj presidentit të një televizioni privat. B. Llanaj fëmija 8-vjeç që mbante emrin e gjyshit, dëshmitar i sulmit të frikshëm, është mirë fizikisht. Ai u shpëtoi breshërive të kallashëve, jo nga prindi, por nga fati i të pafajshmit. /ABC News