Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë Dragan Shutanovac  ka akuzuar sot presidentin serb, Tomislav Nikoliç se “me deklarata luftënxitëse po ushqen konflikte të mëtejshme dhe po i fut serbët në Kosovë dhe Metohi në rreziqe të reja” në vend se t`i qetësojë  ai paralajmëron  kryeministrin për “parodi të një autobus hekurudhor” .

“Tomislav Nikoliç  e ka treguar veten si një kuzhinier në fushën e betejës gjatë viteve të nëntëdhjeta, ndërsa sot do t`i dërgonte fëmijët e dikujt tjetër në një luftë që është e humbur paraprakisht. Atje ku për shkak të politikave të tij është shkuar me tanke, serbët janë kthyer me traktorë – tha ai në një deklaratë me shkrim, raportojnë mediat serbe.

Shutanovac tha se kjo është arsyeja pse Serbia ka nevojë për një president që do të jetë kontrollues i ekzekutivit dhe qeverisë, por edhe “një fener për të ardhmen evropiane”, si për qytetarët ashtu edhe për vet shtetin e Serbisë.

Nikoliç tha të dielën se ishte gati për të dërguar trupa në Kosovë, në qoftë se rrezikohet jetas e serbëve, transmeton Klan Kosova.