Disa atletë në Shtetet e Bashkuara sfiduan motin e ftohtë duke notuar në dëborë, pasi gara ku do të merrnin pjesë u anulua si pasojë e temperaturave të ulëta.

Katër atletë të Georgia Tech University të cilët vendosën të mos dorëzoheshin ndaj motit të keq xhiruan një video që po shpërndahet me shpejtësi në internet.

Ata nuk mundën të shkonin në një gare noti dhe zhytjeje në Virginia për shkak të kushteve shumë të këqija të motit.

Por në vend që të rrinin në dhomat e tyre të hotelit, vendosën të bënin diçka të çuditshme; Dolën jashtë në dëborë dhe ia nisen të praktikonin stafetën.

Videoja që xhiruan, u shpërnda menjëherë nga 1 400 persona./ TV KLAN