shift-sneakers

Janë pala e vetme atleteve që gjithnjë e keni dëshiruar. Përmes aplikacionit on-demand, ngjyrën dhe dizenjon e atleteve mund ta ndryshoni sipas dëshirës tuaj, duke i bërë ato lehtësisht të kombinueshme me veshjen.

Koncepti i “Shift Sneaker”, “Atlete në ndryshim” është një kombinim i fibrave të teknologjisë së lartë, imazheve të ndriçueshme dhe një tekstil i avancuar që sëbashku funksionojnë si dritat LED.

E gjitha kjo mund të arrihet përmes një aplikacioni në smartphone -n tuaj i quajtur “PackStore”. Përmes tij i çohen impulse elektrike atletes dhe kjo e fundit bën ndryshimin e ngjyres apo imazheve.

Aplikacioni ka edhe shtesa, përmes të cilave në atlete mund të shfaqen edhe figura apo forma të ndryshme që mund t’u përshtaten jo vetëm veshjes por edhe ambientit ku ndodheni. Atletet komunikojnë me smartphone përmes lidhjes me Bluetooth. Atletet janë vepër e një kompanie lituaneze dhe shumë shpejtë pritet të dalin në treg.

Tv Klan