1Arda Turan ka qenë vendimtar në fitoren 1 – 0 të Atletico Madrid ndaj Juventus në javën e dytë të UEFA Champions League.

Mesfushori turk ka shënuar golin e fitores në minutën 75’. Këtë ndeshje e keni ndjekur direkt në Klan dhe Klan HD.

Malmo ka mundur Olympiakos 2 – 0 duke bërë që Grupi A të jetë i balancuar ku të gjithë ekipet kanë nga 3 pikë.

Cristiano Ronaldo ka humbur një 11-metërsh, por Real Madrid ka arritur të fitojë 2 – 1 takimin në fushën e Ludogorets.

Megjithatë portugezi nuk ka munguar duke goditur në mënyrë të saktë një tjetër penallti. Liverpool ka dështuar në fushën e Basel duke e humbur takimin me rezultatin 1 – 0.

Mesfushori i Kombëtares, Taulant Xhaka ka zhvilluar një ndeshje Group B. Goli i fitores u shënua pikërisht pas një goditje këndi të Xhakës.

Taulant Xhaka (Futbollist i Basel):

“Absolutisht mendoj se ishte një ndeshje shumë e bukur. Zhvilluam një lojë të mirë. Patëm mjaft raste, por mendoj se kjo është një shenjë e mirë. Arritëm të siguronim 3 pikë. Mendoj se Liverpool nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë dhe kjo na favorizoi”.

Real ka ruajtur vendin e parë në grup. Bayer Leverkusen ka marrë pikët e para duke mundur Benfica me rezultatin 3 – 1.

Ndeshja tjetër e Grupit C ka përfunuar pa gola. Danny Welbeck ka fetuar 3 golëshin e parë të karrierës.

Sulmuesi 23 vjeçar ka qenë lojtari më i spikatur në fitoren 4 – 1 të Arsenal përballë Galatasaray.

Borussia Dortmund është me pikë të plota pas fitores 3 – 0 në fushën e Anderlecht.

Ekipi i Besnik Hasit nuk ka arritur të përballojë vrrullin e lojtarëve të Dortmund që kanë shënuar gol që në minutat e para. Champions League rikthehet pas 3 javësh.

Tv Klan