atletiko

Atletiko Madridit nuk dorëzohet duke arritur një fitore, që e barazon me pikë me Barcelonën. Ekipi i Diego Simeones mundi Eibar me rezultatin 3 – 1 në takimin e javës së 23 të La Ligas.

Kjo tregon se humbja e javës së kaluar me Barcelonën është harruar. Në këtë sfidë shënoi edhe Fernando Torres, goli i 100 me fanelën e Atletikos.

Të dielën e kanë radhë Barcelona dhe Reali Madridit që të zbresin në fushë, për të luajtur respektivisht me Levanten dhe Granadën.

Tv Klan