Humbja ndaj Skënderbeut do të kalohet në heshtje. Tek Partizani, si për lojtarët dhe drejtuesit çdo gjë është mbyllur pak orë pasi përfundoni edhe ndeshja.

Menjëherë pas ndeshjes në një mbledhjeje në stadiumin korçar mes lojtarëve trajnerit dhe këshilltarit të presidentit Luçiano Moggi, duket se është mbyllur gjithçka.

Raportohet se ka pasur debate, madje edhe me tone të larta, por nuk do të ketë pasoja. Burime nga klubi i kuq bëjnë të ditur se presidenti Demi nuk do të kërkojë marrjen e asnjë mase ndaj lojtarëve ose trajnerit pasi tashmë ai ia ka lënë këto kompetenca stafit të ekipit dhe veçanërisht këshilltarit të tij Luçiano Moggi.

Pas humbjes 2-0 ndaj Skënderbeut me golat e Sowe dhe Lilajt, skuadra këtë të diel është lënë pushim dhe menjëherë të hënën do të nisin përgatitjet për ndeshjen e kupës ndaj naftëtarit që do të luhet të mërkurën.

Pas fitores së ndeshjes së parë dhe sigurisë për kualifikimin, trajneri Iuliano do të përdorë këtë ndeshje por edhe seancat stërvitore të radhës për të përmirësuar lojën e ekipit nga ajo çka është parë në tre javët e para.

Me dy humbje një ndaj Laçit dhe ndaj Skënderbeut dhe barazimin me Kukësin, Partizani është në vendin e fundit në renditjen e Superligës./Tv Klan