Atmosfera e Krishtlindjeve në familjen mbretërore britanike po ndihet që tani, edhe pse një muaj para festës. Në kështjellën e Windsorit, pema me dekor të artë është gati.

I gjatë rreth 6 metra, bredhi u mor nga parku i madh i qytetit për t’u vendosur në sallën e madhe Saint George.

Veç ndriçimit, elementët që bien në sy janë dhjetëra boçe të arta pishe dhe disa kurora të vogla mbretërore. Si gjithmonë, në dhomën e ngrënies që ndodhet vetëm pak metra larg sallës së pemës, janë gati enët tradicionale të punuara me argjend, që datojnë prej shekullit të 19 nga koha e mbretit Xhorxh i Katërt.

Atmosfera përrallore e Krishtlindjeve ka përfshirë edhe kopshtin botanik mbretëror të Londrës. Kopshti është mbuluar me 1 milion drita shumëngjyrëshe dhe zbukurime të tjera, për të cilat janë kujdesur artistë nga e gjithë Europa. Britania është ndër vendet e para në botë që ka nisur përgatitjet për festën mjaft popullore të Krishtilindjeve.

Tv Klan