Kur në dy teatrot, ai Kombëtar dhe Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, audicioni është një praktikë e harruar, në Teatrin Metropol, besohet fort në këtë traditë.

Dhe rezultatet i ka dhënë.

Pas “Rashomon”, harmonia mes aktorëve, përshtatja e personazheve ndihet edhe në komedinë romantike “Qiell i Heshtur”, të regjisores Armela Demaj. Për dy nga protagonistet, Nigela Ruka dhe Sonila Kapidani, audicionet i japin vlerë kërkimit të përsonazhit te aktori.

Edhe në këtë premierë të dytë, linja e teatrit të çon drejt virtytit të së vërtetës, një filozofi e ndërtuar nga drejtorja Jonida Beqo.

E parë nga këndvështrimi i personazheve të Henrieta Levit, interpretuar nga Nigela Ruka dhe motrës në skenë, Ritës, sjellë nga Sonila Kapidani, “Qiell i Heshtur” është një shfaqje e gjallë, me humor të hollë dhe inteligjent.

E ndërtuar mbi historitë evërteta të grave të para astronome, “Qiell i heshtur” vazhdon shfaqjet në Teatrin Metropol.

Enkelejda Mema/Tv Klan