Kur ende nuk ka përfunduar faza e dorëzimit të ide – projekteve dhe bordi artistik nuk është mbledhur për të vlerësuar veprat që do të ngjiten në skenë për sezonin e ri artistik Shtator – Dhjetor 2016, në Teatrin Kombëtar zhvillohen audicione.

Në palestrën e këtij institucioni, aktorë të rinj dhe të sprovuar garojnë për rolet në “Makbeth”, me regji të Kledi Kapexhiut dhe “Equus” të boshnjakut Edin Mustafiç.

Dy vepra që do të jenë në konkurim, që për dy regjisorët ka nisur më herët se mbyllja e fazës së dorëzimit të projekteve, që është në 20 Qershor dhe mbledhja e bordit artistik, që është në muajt Korrik – Gusht e që përcakton veprat fituese.

Kryerja e parakohshme e audicioneve, që në njoftimin e Teatrit Kombëtar, përcaktimi i roleve është pika e tretë dhe është thjeshtë një përfytyrim paraprak, duket se ka eklipsuar tekstin dhe koncept – idenë mbi imazhin regjisorial, dy kriteret thelbësore që e bëjnë një vepër të merituar për t’u ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar.

Logjika të çon, mos ndoshta me “Makbeth” dhe “Equus” është anashkaluar bordi artistik dhe janë shpallur fituese, ende pa nisur konkurimi?

Në fund të fundit, regjisori është i pavaruar dhe i takon atij të vendosë për aktorët dhe jo bordi artistik. Ky nxitim për të kryer audicione për vepra që nuk dihet nëse janë fituese ose jo, për aktorët janë një vlerë e shtuar.

Tv Klan