Tre zyrtarët e Partisë Demokratike që bënë publik audiopërgjimin e Albert Veliut, ku pretendohet se ai flet për trafik droge me vëllain e ministrit të Brendshëm, janë pyetur këtë të hënë në Prokurorinë për Krimet e Rënda.

Rreth orës 10 kanë hynë në organin e akuzës Ervin Salianji dhe këshilltari Gazmend Bardhi. Deputeti Salianji mbante në duar një pankartë ku ironizonte pretendimet e Agron Xhafajt se nuk është ai në audiopërgjim.

Bardhi qëndroi rreth 40 minuta para prokurorëve dhe dalje ngriti shqetësimin se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk po e kryen detyrën siç duhet. Sipas tij i pari që duhej të merrej në pyetje ishte Agron Xhafaj.

Deputeti Ervin Salianji qëndroi rreth dy orës përballë grupit hetimor. Ai sqaroi se akuzat nuk janë politike, pasi nga materialet shihet qartë përfshirja e Agron Xhafajt.

I fundit që dha deponimin deputeti Enkelejd Alibeaj. Në dalje ai tha se duhet të japin sqarime edhe te tjerë persona në mënyrë që hetimi mos të merret peng nga qeveria

Këtë të hënë në prokurori u pyet edhe gazetari Jetimir Olldashi. Dy ditë më parë ai mori përsipër autorësinë e regjimit, duke thënë se Albert Veliu ishte në dijeni që po realizonte përgjimin, ndërsa vetë Veliu pati deklaruar se nuk e dinte se kush e kishte kryer atë.

Tv Klan