Pas deklaratave të liderëve të ndryshëm serbë se rasti i Kosovës me Katalonjën është i njëjtë, ka reaguar dhe ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve ‘Tanjug’.

Ky i fundit e ka konsideruar këtë krahasim si të pavlerë.

Kurz shtoi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë, sidomos për Serbinë dhe synimin e saj për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian./Tv Klan