shengen

Austria ka vendosur të anullojë përkohësisht rregullat për lëvizjen e lirë në Evropë dhe kontrollin e njerëzve të cilët kërkojnë të hyjnë në vend. Kjo u njoftua nga Kancelari Verner Fejman në një intervistë për gazetën “Osterreich”.

Sipas tij, menjëherë do të fillojnë kontrollet e dokumenteve të identifikimit në kufijtë austriak. “Nëse BE-ja dështon të krijojë siguri për kufijtë e saj të jashtëm, e vë Shengenin në pikëpyetje. Kështu çdo shtet i BE-së do të detyrohet të kontrollojë kufijtë e vet”, ka theksuar ai.

Ky vendim, sipas Kancelarit Fejman, vjen si pasojë e krizës me refugjatë dhe pamundësisë për të kontrolluar lëvizjen e tyre brenda zonës “Shengen”.

Tv Klan