Sipas autoritetve lokale, të paktën 12 perosna kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur pasi një autobus ra në një humnerë nga një lartësi prej 90 metrash në kufirin jugor të Meksikës pranë me Guatemalën.

Aksidendi ndodhi pranë Mottozillas, ndërkoëh që autobusi po i transportonte udhëtarët në shtëpitë e tyre pasi kishin vizituar një zonë në Gjirin Paqësor. Sipas shërbimeve të emergjencës, autobusi doli nga rruga dhe ra në greminën e Chiapas.

Shkaku i daljes nga rruga nuk është identifikuar akoma, ndërkohë që operacionet e shpëtimit janë nisur atje./tvklan.al