Një aksident ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën Fier-Dërmënas. Sipas burimeve të policisë drejtuesi i autobusit me inicialet  Y.R, 51- vjeç, banues në lagjen “Kryengritja”, Fier, duke drejtuar mjetin me targë AA 758 CJ, është përplasur me mjetin motoçikletë me targë AO 266, që drejtohej nga 56- vjeçari D.D.

Mësohet se 56-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në Spitalin e Fierit nën kujdesin e personelit mjekësor.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje./tvklan.al