Një grua 75 vjeçare mbeti e vrarë në një aksident rrugor, në afërsi pranë Urës në Kodër, në Kamëz.

S. Vuka, 75 vjeçe banuese në Tiranë, u përplas nga një autobuz i linjës së Kamzës, duke marrë plagë të rënda në trup.

Policia ndaloi drejtuesin e mjetit, ndërsa nuk qe e mundur që gruas t’i jepej ndihma e parë mjekësore. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit me inicialet B. Ç, u shoqërua në ambientet e saj për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ai është ndaluar nga hetuesit përkohësisht, deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.

Tv Klan