Një makinë tip “Jaguar”, ka marrë flakë ditën e sotme rreth orës 15:10, në lagjen Nr.4, Durrës.

Automjeti ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme. Sipas burimeve të policisë makina është në pronësi të  S.B dhe rezulton se sapo ai ka dalë nga servisi  duke ecur ka konstatuar se i është nxehur motori dhe  më pas ka marrë flakë pjesa e përparme e mjetit.

Dyshohet se shkaku I zjarrit është aksidental.

Grupi hetimor po punon për zbulimin e plotë të ngjarjes./tvklan.al