abaaoud

Ideatori i sulmeve të Parisit, Abdelhamid Abaud dhe dy vëllezërit Salah dhe Brahim Abdeslam ishin në një listë të dyshuarish për terrorizëm, qe iu dërgua Kryetares së Bashkisë së Molenbekut nga shërbimet inteligjente belge, një muaj para sulmeve të 13 nëntorit në Paris.

Fronsuaz Shepman, kryetarja e zonës së njohur tashmë për lidhje me celulën xhihadiste që shkaktoi masakrën e Parisit, e pranoi  se kishte marrë një listë me emra dhe adresa të mbi 80 të dyshuarve si ekstremistë islamikë, që jetonin në Molembek.

New York Times, që zbuloi listën, tha se ajo përfshinte edhe 3 pjesëmarrësit në atentatet e Parisit, Abdelhamid Abaud dhe Brahim Abdeslam, të vrarë tashmë dhe Salah Abdesalm që është në arrati, pasi nuk e shpërtheu rripin me eksploziv ne zonën e stadiumit “Stade de France”.

Kryebashkiakia Shepman i tha New York Times e “nuk është detyra e saj të gjurmojë terroristë, por e policisë federale”, kështu që nuk kishte çfarë të bënte me atë listë.

Shërbimet inteligjente belge janë kritikuar fort nga Franca, pasi nuk shpërndanë informacione mbi anetarët e celulës.

Ndërsa ne Bruksel niveli i alarmit vijon të mbetet në pikën maksimale, edhe pse shkollat dhe transporti publik janë rihapur.

Tv Klan