Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se është duke u marrë me murin ilegal në Mitrovicë, bashkë me kryeministrin Isa Mustafa dhe Presidentin Hashim Thaçi.

“Jemi duke u marrë dhe jam shumë i preokupuar më çështjen murit, ashtu si kryeministri dhe presidenti. Komuna e Veriut as nuk e di si është nderuar ai mur, atë e ka ndërtuar Qeveria e Beogradit”.

“Përmes manipulimeve të tilla Serbia dëshiron që ta mbajë peng Kosovën, duke larguar edhe investitorët e huaj”, shtoi Veseli.

“Murin do ta heqin Institucionet e Republikës së Kosovës. A do të ndodhë me një 1 shkurt apo me 17 shkurt, kjo do të ndodhë jeni të sigurt për këtë”, ka thënë Veseli.

“Muri është artificial dhe provokim i Serbisë. Muri do të rrëzohet për arsye se është promovim i nj koncepti që është ndarës, nuk është në interesin as të komunitetit serb”.

“Situata është serioze, pro qytetarët duhet të ndjehen të sigurt. Mos të ndjehen të kërcënuar. Nuk lejojmë mure dhe trena të Serbisë në Kosovë. Serbia ka marrë fund një e 700 vjet në Kosovë”, ka thënë Veseli para gazetarëve. Klan Kosova