Në qershor linja e interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë mbush një vit që është ndërtuar, por nuk funksion. Serbia të vazhdojë ta mbajë të bllokuar.  Engjëll Zeqo, drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Shqipëri, thote se përveç humbjes në para, ka një kosto të pamatshme, që është ajo e sigurisë energjetike.

Zeqo sqaron se janë bërë shumë përpjekje dhe lobime si nga Shqipëria, edhe nga Gjermania, i qe është kredidhënësja për këtë vepër, por Serbia kërkon medoemos liçensimin e një kompanie serbe për shpërndarjen e energjisë në veri të Kosovës.

OST ka propozuar që këtë marrëveshje Prishtina të ankimojë në Gjykatën e Arbitrazhit, ndërsa në bashkëpunim me operatorin e transmetimit europian është rënë dakord për të negociuar me Beogradin.

Shpresat më të mëdha Shqipëria i ka në Samitin e Triestes, i cili do të organizohet në fund të qershorit.

Tv Klan