avioni

Avioni me energji diellore “Impulsi Solar 2”- që do të realizonte etapën e fundit të fluturimin rreth globit bëri një ulje të detyruar, si pasojë e motit në ishullin Nagoja, në Japoni.

Ish-piloti i avionëve ushtarakë, zviceriani Andre Borschberg, qëllimi i të cilit ishte ta bënte pa asnjë ndalesë udhëtimin gjashtë ditor nga Kina në Hauai, u shpreh i zhgënjyer në profilin e tij në Twitter.

Fluturimi prej 8200 km nga Nanxhing në Kinë drejt Hauait në Shtetet e Bashkuara do të shënonte etapën e shtatë dhe të fundit të misionit të tij, për t’i rënë rreth e përqark globit, duke përdorur energjinë diellore.

Avioni funksionon me bateri diellore, që karikohen nga dielli gjatë ditës dhe përdor bateritë e litiumit, natën. Krahët e tij janë të gjata së të një avioni Boing- 747 dhe peshon sa një makinë e vogël. Shpejtësia e tij maksimale është 140 km në orë, gjatë ditës ndërsa natën ulet në 60 km në orë.

Avioni eksperimetal nisi etapën e parë të fluturimit nga Abu Dami më 9 Mars. “Impulsi Solar 2”- nuk është avioni i parë diellor por i pari që përshkon oqeanet dhe kontinentet, duke qëndruar në ajër për disa ditë dhe netë pa u ulur.

Tv Klan