Një video e re tregon momentin kur një avion shpërthen në flakë, ndërkohë që po përpiqej të ngrihej për fluturim.

Avioni i American Airline kishte në bord 161 persona dhe kishte marrë shpejtësinë e nevojshme për t’u ngritur kur shpërtheu në flakë.

Rreth 2.040 litra karburant u derdhën nga krahu i djathtë i avionit duke bërë që të merrte më pas flakë.

Kamerat në aeroportin O’Hare të Chicagos filmuan të gjithë këtë skenë, ku dallohet tym e flakë që dilte nga motori përpara se të shpërthente.

Fatmirësisht, piloti mundi që të ndalonte në kohë përpara se të shkëputej nga toka.

Në ndihmë të avionit shkuan zjarrëfikëset që shuan flakët duke i hedhur ujë, ndërsa pasagjerët të tmerruan nisën të hidheshin nga avioni.

Ekspertë të aviacionit shprehen se nëse avioni do të ishte ngjitur në ajër, do të ishte rrëzuar.

Një hetim zbuloi se shkak për zjarrin ishte bërë një pjesë mekanike e avionit që kishte shpërthyer, duke bërë që karburanti të rridhte.

Ngjarja në fjalë ndodhi Tetorin e shkuar, por pamjet janë publikuar këtë të shtunë nga kanali amerikan NBC.

Të gjithë pasagjerët u evakuuan megjithatë disa prej tyre mbetën të plagosur./tvklan.al