Avokadot janë një zgjidhje e mirë për ti shtuar në sallatë ose për të përgatitur lëngje të ndryshme. Megjithatë  studimet e reja e rekomandojnë si një frut që ndihmon humbjen në peshë.

Për më tepër avokado ul riskun e prekjes nga zëmundjet e zemrës, sipas një studimi nga bordi i shkenctarëve në Kaliforni.

Emiliano Escobedo, drejtor ekzekutiv u shpreh se ky studim tregon avantazhet që merr konsumatori nga përdorimi i avokadove të freskta, në dietën e tij të përditshme.

Shkenctarët studiuan 10 lloje të ndryshme studimesh për avokadon, në të cilën morën pjesë 229 persona.

Studiuesit vunë re impaktimin që shkaktonte avokado në nivelin e kolesterolit.

Ata zbuluan se konsumumi i një apo gjysmë kokrre avogado në ditë e reduktonin kolesterolin, i cili është shkatar për sëmundjet e zemrës.

Përtej yndyrnave të mira që përbajnë avokadot janë gjithashtu një burim për të shtuar fibrat.

Nivelet e larta të kolesterolit në gjak shkaktojnë sëmundjet e zemrës të cilat janë sot përgjegjëse për 1 ndër 4 vdekje në botë./tvklan.al