Avokati i Orest Sotës, Fatmir Braka, i ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan ka treguar se 863 mijë Eurot e gjetura në makinë do të përdoreshin për nënën e tij të sëmurë.

Ai ka nxjerrë sot një tjetër teori për këto para, pasi u shpreh se do të përdoreshin për operacionin e nënës së sëmurë.

“Unë ndoshta nuk jam i autorizuar për ta thënë këtë, por Lefter Sota ka një grua të sëmurë, dhe paratë do të përdoreshin për një operacion shumë të veçantë të sajin”

, deklaroi ai.

/tvklan.al