Policia e Teksasit ka gjetur një kufomë gjatë kërkimit për 3 vjeçaren, Sherin Mathews, e cila u zhduk më 7 Tetor, pasi i ati i saj e nxori nga shtëpia si dënim, në orën 03:00 të mëngjesit.

Autoritetet deklaruan për mediat se trupi i gjetur me shumë mundësi i përket Sherin.

Policia nuk dha detaje se si mund të ketë vdekur 3 – vjeçarja. Trupi i pajetë u gjet në një tunel rreth një kilometër larg shtëpisë. Kjo zonë tashmë po konsiderohet si skenë krimi.

Sipas disa mediave lokale, autoritetet do të kryejnë një proces identifikimi, por nuk ka asnjë arsye tjetër për të besuar se trupi është i një fëmije tjetër.

Një çift me origjinë indiane e adoptuan vogëlushen dy vjet më parë nga një jetimore indiane.

Babai i Sherin, Wesley Mathews, u arrestua dhe u lirua me kusht pasi pranoi që vuri në rrezik jetën e saj kur nxorri vogëlushen prej shtëpisë në orët e para të mëngjesit, sepse ajo kishte refuzuar të pinte qumështin.

Është mësuar se në momentin e ngjarjes nëna e vogëlushes ka qenë duke fjetur.

Çifti kishte dhe një vajzë tjetër, e cila pas incidentit është dërguar në një familje kujdestare.

/tvklan.al