Babai i tij humbi jetën gjatë përmbytjeve më të fundit në Fier, ndërsa ishte duke riparuar një defekt energjetik, por ai do ta zëvendësojë atë. OSHEE vendosi ta punësojë 19-vjeçarin.

Me këtë uniformë i ati humbi jetën në krye të detyrës. Por pavarësisht kësaj i biri do vazhdojë në rrugët e të atit.

Xhelal Vlinga, djali i Sabri Vlingës, elektricisti që ndërroi jetë në krye të detyrës gjatë përmbytjeve fillon pune pranë OSHEE. I arsimuar për këtë profesion 19-vjeçari është i sigurt për zgjedhjen e tij./abcnews.al