Një baba, i cili i vuri flakën vajzës së tij të vogël i tha fqinjit se e kishte ndërmarrë këtë akt sepse “ajo ishte tepër e bukur”.

Edward Herbert nga Perth, Australi, akuzohet se i hodhi benzinë të bijës 3 – vjeçare, pasi kishte kaluar gjithë ditën duke pirë alkool e kanabis.

43 – vjeçari i vuri më pas flakën të voglës dhe tentoi të bënte të njëjtën gjë edhe me vajzën  7 – vjeçare.

3 – vjeçarja pësoi djegie në fytyrë e në pjesën e sipërme të trupit, por fatmirësisht arriti të mbijetonte. Ajo iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimit me lazer për shenjat.

Prokurorja e çështjes, Amanda Forrester, tha para gjykatës se shenjat e të voglës nuk do të ikin kurrë.

Gjykata u njoh me historinë sesi 43 – vjeçari kishte pirë gjatë gjithë ditës dhe kishte kërcënuar bashëshorten duke i thënë se do ta vriste, përpara se të tentonte të digjte fëmijët.

Sipas raportimeve, fqinji i çiftit mbërriti fare pak kohë më vonë.

Herbert mësohet se i tha atij se ishin fëmijët e tij dhe ai mund të bënte ç’të donte, duke shtuar se e vogla ishte shumë e bukur ndaj dhe e dogji.

Gjyqi ndaj 43 – vjeçarit vijon./tvklan.al