Një faqe e gazetës “The Press” në Amerikë, është shndërruar në lajm për të gjitha mediat në vend.

Kjo sepse faqja e plotë e gazetës është shfrytëzuar për një reklamë nga ana e një biznesmeni nga Salt Lake City Artur Brooks, i cili e ka përdorur këtë të fundit për të kërkuar një nuse për të birin, që të jetë “e gatshme dhe e dëshirueshme për të bërë fëmijë sa më shpejt të jetë e mundur”

Sipas reklamës, djali Baron Brooks, është i moshës 48-vjeç, i pasionuar pas ushqimit të shëndetshëm, ka disa kërkesa shumë të rrepta për njeriun e jetës.

“Duhet të ketë bindje konservative. Nëse keni votuar për Obamën, apo planifikoni të votoni për Hillary Clinton,nuk jeni e duhura për mua”, shkruan njoftimi.

Gratë e interesuar do të duhet të transferohet në Salt Lake City dhe do të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët.

Është ende e paqartë nëse këto pretendime janë të vetë djalit, apo babait që ka bërë njoftimin.

Sipas mediave lokale, i biri nuk ishte aspak në dijeni për çfarë kishte organizuar i ati dhe ishte ndjerë tmerrësisht shumë i turpëruar.

Njoftimi është publikuar me një fotografi ku i riu Brooks duket me flokë të errëta, ndërsa në shënimin sqarohet se tashmë ai është i thinjur./tvklan.al