Prindërit e një vajze të vogël, e cila ka një çrregullim serioz të gjakut thonë se nuk kanë mundësinë që të paguajnë për trajtimin jetësor të kësaj sëmundjeje, ndaj i kanë hapur asaj një varr që të “adaptohet” me idenë e vdekjes.

Zhang Xinlei, një dy vjeçare nga zonat rurale të Kinës, ka lindur me talasemi, një çrregullim genetik që shkakton mungesë të hemoglobinës në gjak dhe që çon në gjendje konstante lodhjeje dhe rrahje të shpeshta të zemrës.

Nëse pacientët nuk marrin transfuzione të shpeshta gjaku dhe mjekim, kjo sëmundje mund të shkaktojë dëmtime serioze për jetën të organeve.

Siç raporton e përditshmja “

The Independent

“, babai i Xinlei, 24 – vjeçari Zhang Liyong, i cili jeton në provincën Sichuan, shpjegon se ka shpenzuar çdo kursim që kishte për trajtimin e së bijës. Në një video të publikuar nga

Pear Video

, ai shfaqet i shtrirë në varr sëbashku me të bijën, ndërsa nëna e saj Deng Min, e cila është në pritje të një fëmije tjetër qëndron e ulur aty pranë.

Zhang shprehet se ka shpenzuar mbi 100 mijë juan (11,490 paund britanikë) për trajtimin e 2 – vjeçares dhe se ka marrë para borxh nga shumë të tjerë.

Por në fund, ata kanë vendosur që të dorëzohen, pasi nuk kanë më asnjë mundësi për të paguar për trajtimin e saj. Ata kanë gjetur një mënyrë tjetër për t’ia bërë më të “lehtë” sëmundjen të miturës, duke e çuar çdo ditë tek varri që kanë hapur, ku sipas tyre “ajo do të prehet në paqe”./tvklan.al