Babë e bir në Korçë kanë rrahur krushkun.

Gazetarja e “Aldo Morning Show”, raporton se vajza kishte konflikte me bashkëshortin e tij dhe shpesh shkonte tek prindërit duke i thënë se ai e godiste dhe e ofendonte. Por, familjarët e saj kanë bërë për spital krushkun, pasi ai ishte personi kryesor që kishte kërkuar dorën e vajzës.

“Babë e birë kanë goditur ditën e djeshme krushkun, sepse vajza kishte konflikte me bashkëshortin dhe shpesh shkonte tek prindërit duke i thënë se ai e godet dhe e ofendon. Më pas janë përfshirë në sherr të gjithë familjarët. Krushkun e kanë goditur pasi ai ishte kryesori që ka kërkuar dorën e vajzës dhe nuk mblidhte të birin, i cili godiste nusen dhe luante bixhoz. Si pasojë e sherrit krushku ka përfunduar në spital dhe ka marrë plagë të rënda në kokë dhe në trup. Çifti është ndarë dhe çështja ka shkuar në gjykatë”,

tha gazetarja. /

tvklan.al