Dy persona, babë e bir, dyshohet se kanë plagosur me thikë një 52-vjeçar në qytetin e Korçës.

Sipas policisë, A.S. ka shkuar i plagosur me thikë në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ai pas një konflikti të çastit në lagjen nr 17 në Korçë, është plagosur me thikë nga 51-vjeçari A.B. dhe i biri i tij rreth 25-vjeçar me iniciale M.B.

Policia po punon për kapjen e autorëve të dyshuar, si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al