Bekim Balaj dhe Odise Roshi treguan se ishin në formë në miqësoren e zhvilluar me Viçencën. Terek Gorzni baraozi 1 – 1 me skuadrën italiane dhe golin për rusët e shënoi sulmuesi i Kombëtares. Balaj realizoi me 11-metërsh.

Ai pati edhe raste të tjera, duke kombinuar me Roshin. Ky i fundit e mbylli sfidën para kohe, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Takimin e ndoqi edhe trajneri i Kombëtares, De Biasi. Ai po vëzhgon kuqezinjtë në prag të ndeshjes së 24 marsit me Italinë./ TV KLAN