Bekim Balaj shënoi përsëri një gol të rëndësishëm për Terek Grozny. Sulmuesi i Kombëtares ishte nismëtari i përmbysjes në fitoren 2 – 1 me Rostov. Ky është goli i dytë radhazi për Balajn në kampionatin rus. Odise Roshi e nisi sfidën nga stoli dhe u aktivizua për Terek Grozny në minutën e 72’.

Taulant Xhaka nuk njihet për shënues, por mesfushori i Kombëtares është një ndihmë për shokët e tij te Basel. Shqiptari dha një korsim të përkyer për Michael Lang, i cili realizoi golin e parë në fitoren 3 – 0 në fushën e Thun. Ky është asisti i dytë i Taulant Xhakës në këtë sezon të Superligës së Zvicrës.

Ai është i vetmi shqiptar i mbetur te Basel, që kryeson renditjen me 18 pikë pas 6 javësh kampionat. Këtë fundjavë shënoi në ligën e dytë të Zvicrës shënoi Armando Sadiku në fitoren 3 – 1 të Zurich në fushën e Schaffhausen.

Tv Klan