Shpejtësia është një avantazh në futboll dhe këtë Gareth Bale e ka treguar vazhdimisht. Uellsiani i Real Madrid është lojtari që mban një rekord në këtë veçori teknike. Bale vrapon me një shpejtësi thuajse 37 kilometra në orë sipas një studimi të fundit të publikuar në mediat sportive.

Rekordi i Gareth Bale kërcënohet nga një futbollist i panjohur në Europë, kolumbiani Orlando Berrio. Mesfushori me tipare sulmuese i afruar këtë vit te Flamengo vrapon me 36 kilometra në orë.

Në vendin e tretë është një meksikan, Jurgen Damm i cili vrapon më shpjet se 35 kilometra në orë. Futbollisti i parë i njohur është Antonio Valencia, i Manchester United edhe ky me mbi 35 kilometra në orë shpejtësi në vrapim.

Cristiano Ronaldo është i shtati, ndërsa Lionel Messi i nënti, respektivisht me 33,6 dhe 32,5 kilomtera në orë./ TV KLAN