Qytetarët e Parisit dhe turistët u habitën kur panë ditën e premte një balenë, 17 metra të gjatë, të zbuluar në brigjet e lumit Seine, në Parisin qendror.

Por shumë persona nuk e kuptuan që ishte vetëm një marifet i menduar mjaft mirë.

Çdokush mund të mashtrohej nga shfaqja e një “balene”, e cila ishte nxjerrë në breg, duke parë lart në qiell, ndërsa “shkencëtarët mjeko-ligjor” punonin rreth trupit, duke marrë mostra dhe duke e spërkatur me ujë.

Tom Kenis, i cili tha se ka punuar për Shoqatën Ndërkombëtare të Balenave, u shpreh se ekipi i tij ishte thirrur kur balena u gjet duke lundruar gjatë natës në mes të Seine-s.

Ai tha se detektorët e ujit dhe zhurmat nga aktiviteti njerëzor ndikojnë në sensin e drejtimit të specieve dhe aftësinë për të lundruar në ujë.

Kalimtarët u shqetësuan nga ajo që ata e perceptuan si një fenomen të vërtetë.

“Kjo më mërzit shumë sepse për një kafshë si kjo që largohet nga Atlantiku për të përfunduar këtu, do të thotë se ka një problem. Por cili është problemi? Mendoj se mund të jetë edhe faji ynë që kafshët ngordhin. Nuk e di. Mendoj se është edhe faji ynë.

“, tha Anastasia, një qytetare e Parisit, e bindur se balena ka ngordhur në qendër të Parisit.

Gjithashtu Gregu, një turist britanik, u shpreh i shqetësuar për mënyrën sesi njerëzit po shkatërrojnë planetin:

“Është me të vërtetë diçka e trishtueshme për t’u parë. Duket se nuk ndodh vetëm këtu sepse po ndodh kudo gjatë viteve të fundit, në një normë të përshpejtuar, që është diçka për të cilën ne të gjithë duhet të mendojmë. Duhet të pyesim veten për mënyrën sesi po jetojmë, çfarë po i bëjmë planetit tonë dhe se pse po ia bëjmë këtë gjë”.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”354″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]Një grup artistësh belgë, të quajtur Captain Boomer, të cilët vendosën balenën dhe që kanë vendosur marifete të ngjashme edhe në të shkuarën, synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për mjedisin.

Vepra e artit, e vendosur prej tyre, mund të shihet deri të Dielën, para se balena të përfundojë në një tjetër kryeqytet europian.

Shkencëtarët dhe Tom Kenis janë performues dhe Shoqata Ndërkombëtare e Balenave nuk ekziston./tvklan.al