AngjeliniEdhe pse i lindur e jetuar në Francë, koreografi i skenave botërore me gjak shqiptari, Angjelin Prelojcaj emocionet e tij të para i shprehu në shqip.

I gjendur në Tiranë pas 20 vitesh nga shfaqja “Dasma”, Preljocaj rikthehet në vendin e origjinës me dy koreografi që mbajnë firmën e tij, “La Stravaganca” dhe “Royaume Uni”.

“La Stravaganca” e cila do të interpretohet nga 12 balerinët shqiptarë eshte frymëzuar nga jeta personale e Preljocaj. Kultura e dyfishtë e një emigranti në rrugëtimin drejt suksesit.

Ndërsa në “Royaume Uni”do të kërcejnë katër balerinët e trupës së Preljocaj.

Një balet i tillë, i jashtëzakonshëm në ritëm, lëvizje, gjeste dhe muzikalitet është fillimi i mbarë drejt një bashkëpunimi mes Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit me koreografin e njohur për artin e tij konterporan ku veçon elementi i lakuriqësisë.

Premierat do të vijnë për tre ditë, 9,10 dhe 11 maj në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Tv Klan