Vetëm pak orë nga publikimi i raport progresit të KE, nga i cili vendi pret një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit, socialistët i kërkojnë kreut të opozitës që të mos lobojë kundër këtij vendimi historik.

Kreu i grupit kuvendor, Taulant Balla duke komentuar vizitën e Bashës në Berlin, i kujton se për çeljen e negociatave meritë kanë të gjitha qeveritë shqiptare.

Pas seancës së tensionuar të javës së shkuar mes dy kampeve në sallën e parlamentit, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Kryeministri ka tërhequr vëmendjen e deputetëve për të mos u provokuar nga sulmet e opozitës.

Për afro 60 minuta në takimin e përjavshëm me të zgjedhur socialistë, Rama mësohet të ketë kërkuar llogari dhe për apatinë që sipas tij, shfaqin dukshëm disa prej deputetëve. Kryeministri iu kërkoi angazhim maksimal në zonat e tyre për përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Tv Klan