Në përfundim të takimit në Kryesinë e Kuvendit të zhvilluar nga kryeparlamentari Ilir Meta, Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi për mediat se pa opozitën nuk mund të kishte ndryshim të Kodit Zgjedhor.

Së pari më lejoni të bëj një informim më të saktë. Në një iniciativë të domosdoshme nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta i cili njoftoji për të ardhur në një tryezë të domosdoshme, nga ana e opozitës nuk pati përgjigje.

Në gadishmërinë tonë për të garantuar zgjedhje të lira demokratike, kemi pasur në Tiranë 2 miq shumë të mirë të Shqipërisë që shprehën edhe spektrin më të madh demokratik, zotin David McAllister dhe Knut Fleckenstein. 

Në takimin e parë u prezantua një dokument shumë i rëndësishëm për t’u adresuar nga të gjitha palët dhe pas takimit të 2 miqve është zhvilluar një raund tjetër bisedimesh, ku për fat të keq në dy dhoma të ndara. Do të donim shumë të ishim në të njëjtën dhomë.

Ne jemi njohur me dy çështje të reja, përveç dokumentit dimensional. Qoftë Meta, qoftë Rama, treguan gadishmërinë për të diskutuar edhe për çështjet që kanë të bëjnë me shtyrjen e zgjedhjeve dhe për disa ndryshime në kabinetin e qeverisë.

Ju i referoheni Blushit dhe kujtdo tjetër që e quani monolog. Kryetari i Kuvendit meriton gjithë respektin për thirrjen e kësaj tryeze.

Ajo që dua t’ju them është e qartë se kur ne ramë dakord dhe për dy çështjet e reja por me kushtin e vetëm që PD të vijë të votojë Vetting-un, Basha u largua në mënyrë jokorrekte edhe për respekt të 2 miqve tanë për të sqaruar opinionin publik, procedura e zgjedhjes së Presidentit është për gjetjen e një figure konsensuale.

Kur bëhet fjalë për ndryshime në Kodin Zgjedhor këto duhen bërë në konsultim nga ana e arbitrit të zgjedhur. Ne gjithmonë kemi qenë partizanë të respektit të një tradite të hershme për Kodin Zgjedhor, që përfshin qoftë respektin e gjerë qoftë certifikimin.

Tryeza ka patur disa përfaqësues qe ngritën çështje të këtij karakteri. Në çdo hap ne jemi të detyruar të respektojmë certifikimin e domosdoshëm që duhet të vijë para dhe pas procesit të zgjedhjeve që është OSBE-ODHIR.

Sapo kushti ynë i vetëm ishte VETTING-u, Basha u largua. Ne ramë dakord të punojmë së bashku për gjetjen e një Presidenti konsensual.

Nesër ka një raund tjetër për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë. Çdo ndryshim në Kodin Zgjedhor ka ndjekur një rrugë në konsensusin e gjerë dhe një certifikim nga OSBE-ODHIR

“./tvklan.al