morina

Ismail Morina nuk e mbante të fshehur armën e tij. Kohët e fundit kishte blerë një pistoletë Zastava, prodhim serb, që e mbante me vete dhe gjithnjë të mbushur.

Ai ia kishte treguar këtë edhe gazetarit të “New York Times”,  James Montague, një javë më parë në një intervistë në prag të ndjeshjes Shqipëri – Serbi.

Morina thotë se e mbante pistoletën pasi ishte i shqetësuar nga kercenimet e grupeve ekstremiste.

“Nuk jam i shqetësuar nga shteti serb, por nga grupet ekstremiste, tha ai, duke e justifikuar para gazetarit të New York Times arsyen përse lëvizte i armatosur.

Për ta përforcuar idenë e tij se ndihej i kërcënuar, ai i tha gazetës prestigjoze amerikane se e kishte braktisur italine dhe ishte kthyer në Shqipëri tre dite pas incidentit me dronin në Beograd, sepse “njerëzit e dinin ku jetonte ai dhe familja e tij”.

Ismail Morina thotë se kishte marrë disa kërcënime online dhe se kishte dëgjuar që për kapjen e tij ishte vënë një shpërblim.

Tv Klan